Prishtina demolon Besën në miqësore
06 shtator 2024
| 14:58
Në stadiumin e 2 Korrikut, Prishtina triumfoi bindshëm me rezultatin 5:1 ndaj Besës së Pejës, skuadër e Ligës së Parë. “Bardhekaltrit” e nisën fuqishëm që në pjesën e parë, duke shënuar tri herë.
Albin Krasniqi realizoi dy gola, me asistimin e Limanit për të parin, ndërsa Igball Jashari shtoi një tjetër gol, me një pasim vendimtar nga N’Gatta. Në pjesën e dytë, Besa arriti të ngushtonte rezultatin në 3:1, por Prishtina reagoi me dy gola të tjerë, të shënuar nga Kryeziu dhe Sobowale, i cili shënoi edhe golin përfundimtar për 5:1.