Prishtina dhe Ballkani luajnë sonte në “Fadil Vokrri”
04 shtator 2022
| 09:51
Xhiroja e pestë e Superligës së Kosovës në futboll do të kompletohet sot me tri ndeshje shumë interesante.
Me fillim nga ora 15.00 do të ballafaqohen Drenica dhe Ferizaj. Po në këtë orë do të nisë edhe ndeshja në mes të Dukagjinit dhe Gjilanit në Klinë.
Kryendeshja e kësaj xhiroje do të zhvillohet në orën 20:00 në kryeqytet, në mes të Prishtinës dhe Ballkanit.
Skuadra e Ismet Munishit ka shtatë pikë në vendin e tretë, kurse ajo e Ilir Dajës ka gjashtë pikë në vendin e katërt.