Prishtina dhe Feronikeli kërkojnë fitore

13 prill 2019 | 10:10

Dy skuadrat pretendente për titull të kampionit, Prishtina dhe Feronikeli, janë gati t’i shënojnë fitoret e radhës sot (e shtunë) ndaj KEK-ut, përkatësisht Ferizajt.

Mbrojtësi i majtë i skuadrës së Prishtinës, Abdul Bashiru, ka thënë se skuadra kryeqytetase është e gatshme për t’i arkëtuar tri pikët e radhës ndaj
skuadrës së KEK-ut, por ka apeluar të bashkëlojtarët që ta marrin seriozisht ndeshjen dhe mos të lejojnë befasi.

“Për ne është ndeshje shumë me rëndësi.
Nuk do të jetë aspak lehtë sepse, edhe pse kanë rënë nga liga, futbollistët e KEK-ut mezi i presin ndeshjet kundër topskuadrave, pra edhe kundër
Prishtinës, që ta tregojnë më të mirën e tyre. Nuk do të jetë lehtë, por kjo nuk do të thotë se ne nuk do ta fitojmë ndeshjen, por vetëm se duhet ta japim maksimumin, duke e mos e nënçmuar fare kundërshtarin. Shpresoj, po ashtu, të jap edhe unë ndonjë asistim që t’i ndihmoj skuadrës”, ka thënë Abdul Bashiru për faqen zyrtare të skuadrës së Prishtinës.

Në anën tjetër, edhe Feronikeli është përgatitur maksimalisht për ndeshjen ndaj Ferizajt, e cila zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi”. Sulmuesi kryesor i skuadrës nga Drenasi, Kastriot Rexha, ka thënë për gazetë se skuadra e
“Niklit” do t’i marrë edhe tri pikë në
mënyrë që të jetë e para në tabelë edhe
pas kësaj xhiroje.

“Jemi përgatitur mirë për ndeshjen e radhës me Ferizajn. Pikët janë të vlefshme për të dyja skuadrat, por synimi ynë është që me fitore ta
mbajmë diferencën e pikëve me skuadrat përcjellëse”, ka deklaruar Rexha.

/Veton ZYMBERI/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, nuk ka pasur…