Prishtina dhe Feronikeli ndahen në paqe
04 dhjetor 2020
| 15:09
FC Prishtina dhe Feronikeli janë ndarë baras në derbin e javës së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Në pjesën e parë janë regjistruar disa raste shënimi, por gola nuk pati. Rastin me të mirë për vendasit e shpërdori Sabien Lila që nuk realizoi nga penalltia.
Edhe pjesa e dytë ishte mjaftë interesante dhe rastet nuk munguan, por as në këtë pjesëlojë nuk pati gola dhe skuadrat ndan pikët. Prishtina është në vendin e tretë me 25 pikë, kurse “Nikli” zë vendin e pestë me 20 pikë.
(Epoka e re)