Prishtina dhe Flamurtari përfitojnë nga 200 mijë euro për Zhegrovën
16 janar 2022
| 08:50
Klubet e futbollit në Kosovë, Prishtina dhe Flamurtari, do të përfitojnë 400 mijë euro, apo nga 200 mijë euro secila, nga transferimi i Edon Zhegrovës te Lille, për arsye se ai ka qenë pjesë e këtyre dy ekipeve.
Zhegrova u zyrtarizua te skuadra franceze për një shifër të raportuar prej tetë milionë eurosh nga Baseli.
Ai është ftuar për ndeshjen e sotme ndaj Marseilles në të cilën pritet të luajë.