Prishtina dhe Llapi luajnë për fitore

04 tetor 2020 | 14:46

Ekipet e Prishtinës dhe Llapi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Superligën e Kosovës.

Kryeqytetasit të cilët vijnë pas një humbje nga Trepça 89, janë nikoqir të llapjanëve në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Superligë, takim që zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Prishtina vjen në këtë ndeshje pas një barazimi dhe një humbjeje dhe synon t’i kthehet sa më shpejt fitores për të mbetur në hap me pozitat e para.

Në anën tjetër, Llapi ka tri humbje nga tri ndeshjet e para dhe ka udhëtuar drejt Prishtinës me synimin për të marr pikët e para të sezonit.

Sikurse Zekirja Ramadani, ashtu edhe Tahir Batatina kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira.

Prishtina: Haxho; B.Krasniqi, Bekteshi, Dellova, Mici; Boshnjaku, Lilaj, Zyba; Krasniqi, Abazi, John;

Llapi: Nava; Emini, Idrizi, Haliti, Peposhi; Ar, Ramadani, Shabani, Al, Ramadani; Zhrella; Selmani, Januzi;  

https://www.facebook.com/FCPrishtina/posts/10159340123443538

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot vazhdon edhe Liga e Parë në futbollin kosovar me…