Prishtina dhe Peja mësojnë kundërshtarët në Ligën Ballkanike

26 gusht 2021 | 15:08

Dy skuadrat e Kosovës, Sigal Prishtina dhe Peja që sivjet do të garojnë në Ballkan Ligë (BIBL) i kanë kuptuar kundërshtaret nga shorti i tërhequr gjatë ditës së enjte.

Dy herë kampionia e kësaj gare, Sigal Prishtina do të bëjë pjesë në grupin B bashkë me skuadrat Ironi Rain Nahariya nga Izreali, BC Akademik Plovdiv nga Bullgaria dhe KK TFT Skopje nga Maqedonia e Veriut.

Kurse Peja do të jetë pjesë e grupit A, bashkë me ekipin Hapoel Galil Elion nga Izreali, BC Balkan nga Bulgaria, dhe dy skuadrat nga Maqedonia Veriore, KK Kumanovo dhe KK Navico Akademija FMP.

Ekipet e Kosovës, në ligën ballkanike garojnë që nga viti 2014. Stinori i ri i kësaj garë fillon më 12 tetor.

No description available.

 

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht se merr kritika të shumta në lidhje me postimet…