Prishtina dhe Podujeva me numrin më të madh të rasteve të reja me Covid

29 korrik 2020 | 15:28

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se Prishtina vazhdon të prijë me numrin më të madh të rasteve të reja me Covid-19, me gjithsej 81 të infektuar në 24 orët e fundit.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 81 raste, komuna Podujevë 17 raste, Prizren 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna, Gjakovë 12 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Gjilan 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë, Rahovec dhe Zubin Potok”, ka njoftuar IKShPK-ja.

(F.D / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe(EBA), Avni Arifi…