Prishtina dhe Podujeva me numrin më të madh të rasteve të reja me Covid
18 janar 2021
| 15:30
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se 267 rastet e reja me Covid-19 janë nga Prishtina, Podujeva, Prizreni, Gjilani, etj.
“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 56 raste, Podujevë 49 raste, Prizren 27 raste, Gjilan 23 raste, Pejë 17 raste, Gjakovë 15 raste, Mitrovicë 13 raste, Suharekë 11 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Vushtrri 7 raste, Lipjan 5 raste, Istog 4 raste, Obiliq 4 raste, Deçan 3 raste, Drenas 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Malishevë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Rahovec 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Kllokot dhe Shtime”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.