Prishtina dhe Prizreni me numrin më të madh të rasteve të reja me Covid
03 shkurt 2021
| 15:09
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se 341 rastet e reja me Covid-19 janë nga Prishtina, Prizreni, Podujeva, Vushtrria, etj.
“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 113 raste, Prizren 57 raste, Podujevë 21 raste, Vushtrri 14 raste, Gjilan 13 raste, Lipjan 13 raste, Ferizaj 12 raste, Pejë 12 raste, Gjakovë 11 raste, Mitrovicë 11 raste, Suharekë 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Malishevë 9 raste, Skenderaj 7 raste, Klinë 5 raste, Viti 5 raste, Drenas 4 raste, Obiliq 3 raste, Rahovec 3 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Shtime dhe Shtërpcë 1 rast”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.