Prishtina dhe Rahoveci aplikojnë për Ligën e Kampionëve
17 qershor 2019
| 15:04
Kampioni i Kosovës në basketboll, Z Mobile Prishtina dhe nënkampioni Rahoveci edhe zyrtarisht kanë aplikuar për të garuar në Ligën e Kampionëve.
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka marrë përgjigje nga zyrtarët e Ligës së Kampionëve se Bordi i kësaj lige do të vendos për listën përfundimtare të ekipeve që do të paraqiten deri në fund të javës së ardhshme.
Prishtina në edicionin e kaluar ishte eliminuar nga skuadra holandeze, DonarGroninen, kurse për Rahovecin nëse konfirmohet pjesëmarrja do të jetë hera e parë. ‘Vreshtarët’ edicionin e kaluar ishin nënkampionë të Kosovës dhe finalist të Kupës.