Prishtina dhe Trepça sot synojnë trofeun e Kupës së Kosovës
17 shkurt 2024
| 09:24
Festa e basketbollit dhe Pavarësisë së Kosovës. Dita e shtunë është 16 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, njëherësh edhe finalja e Kupës mes Trepcës dhe Sigal Prishtinës.
Sfida zhvillohet nga ora 17:00, më 17 shkurt në Gjakovë, aty ku kemi parë spektakël të basketbollit nga 13 shkurti.
Trepça ka triumfuar në dy edicionet e fundit në Kupën e Kosovës, ku në finalen e fundit mundi pikërisht Sigal Prishtinën.
Kryeqytetasit gjithsej kanë triumfuar 15 herë, derisa mitrovicasit kanë fituar gjashtë herë.
Rruga e Trepçës deri në finale ishte duke mundur Istogun 84:51 dhe Golden Eagle Yllin 72:59, derisa Sigal Prishtina në çerekfinale fitoi ndaj Proton Cable Prizrenit 108:90, ndërsa në gjysmëfinale, skuadrën tjetër prizrenase, Bashkimin 66:71.