Prishtina dhe Ventspilsi synojnë ta kalojnë grupin
06 nëntor 2019
| 11:21
Kampionia e Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, sot (e mërkurë) nga ora 18:00 do të përballet me Ventspils në Letoni.
Prishtina ka një fitore dhe një humbje në këtë edicion në grupet e FIBA Europe Cup, kurse Ventspils ka dy fitore në dy ndeshje të zhvilluara në këtë edicion. “Bardhekaltrit”, të udhëhequr nga Dardan Berisha, kanë treguar një formë të mirë këtë edicion në FIBA Europe Cup.
Synimi i kryeqytetasve është që të arrijnë sa më lart në këtë garë, kurse në edicionin e kaluar regjistruan suksesin më të madh, duke u kualifikuar në Top 16. Takimi i së mërkurës do të jetë shumë interesant ndërmjet dy skuadrave që synojnë ta kalojnë grupin.
/Epoka e re/