Prishtina do të bëhet me lumë

20 mars 2021 | 09:40

Prishtina më nuk do ta ketë epitetin si “qyteti pa lum”. Kjo pasi në investimet që do të bëhen në rrugën A, sipas zyrtarëve komunal do ketë lumin ku do të rindërtohet edhe shtrati i tij.

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti, tha se në vitin 2021 përveç 100 rrugëve në pjesën urbane dhe rurale janë edhe dy projekte të mëdha dhe ai tunelit prapa Teatrit Kombëtar, dhe projekti në rrugën A.

“Këtë vit kemi dy projekte madhore; projekti i tunelit dhe projekti i rrugës A. Rruga A do ta ketë edhe lumin, pra komuna e Prishtinës nuk do të quhet qytet pa lumë por do ta ketë lumin i cili do të rindërtohet pjesa e shtratit”, ka thënë Mehmeti, raporton Ekonomia Online.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasojat e pandemisë janë shqetësuese për psikologen Afërdita Hoxhaj, duke…