Prishtina do të bëhet me strehimore për qentë endacak (Video)
13 nëntor 2019
| 16:29
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se të mërkurën kanë dorëzuar në prokurim lëndën për ndërtimin e strehimores për qentë endacak.
“Pas shumë letrave dërguar nivelit qendror për nevojën për koordinim nacional për çështjen e qenve endacak, Komuna e Prishtinës nuk mund të pret më. Sot kemi dorëzuar në prokurim ndërtimin e qendrës/strehimores në Prishtinë. Si shtesë, do t’i vendosim disa pika të ushqimit për qentë endacak në pika kryesore në qytet. Për fund, jemi duke ndërtuar edhe një park të qenve për shëtitjen e qenve shtëpiak”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/videos/10159078667927166/