Prishtina dramën ndaj Vllaznisë

19 dhjetor 2024 | 11:16

Në ndeshjen më interesante të xhiros së parë të Ligës Unike, Sigal Prishtina shënoi fitore ndaj Vllaznisë me shifrat 85:84 (25:29, 15:14, 23:22, 22:19).

Hero i skuadrës prishtinase ishte Cory Reeves me dy pikë, tre sekonda pa përfunduar ndeshja.

Skuadra shkodrane në çerekun e parë ishte më e mirë, duke pasur epërsi disa herë deri në shtatë pikë, ndërsa periudha e dytë ishte e baraspeshuar, ashtu si edhe e treta. Fituesi u vendos në dhjetë minutat e fundit, ku herë njëra skuadër kishte epërsinë e herë tjetra dhe të dyja kishin mundësinë për të fituar, por Reeves në momentet e fundit shënoi pikët vendimtare dhe të fitores për Sigal Prishtinën.

Reeves e mbylli ndeshjen me 15 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa Muhamedali Janjeva me 19 pikë, ndërsa te mysafirët më të mirët ishin Dy’quavis Wilkins me 27 pikë e 12 kërcime dhe Maurice Walton me 23 pikë e 13 kërcime.

Sigal Prishtina ka dy fitore, ndërsa Vllaznia dy humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka rikujtuar një…