Prishtina drejt anëtarësimit në Rrjetin Evropian të Qyteteve të Shëndetshme
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, së bashku me përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe të zyrës së OBSh-së në Prishtinë, ka vizituar të enjten komunën e Prishtinës.
Në këtë takim u diskutua për nisjen e procesit të anëtarësimit të qytetit të Prishtinës në Rrjetin Evropian të Qyteteve të Shëndetshme.
“Qëllimi është që të ndërtohen lidhje të fuqishme mes Komunës, Ministrisë dhe OBSh-së, ashtu që të bashkëpunohet na vazhdimësi për një mjedis sa më të pastër, dhe për një jetesë sa më të shëndetshme të qytetarëve”, është thënë në njoftimin e komunës së Prishtinës. Po ashtu, në këtë takim janë përmendur edhe projektet që janë në realizim e sipër, të cilat do të ndikojnë në ruajtje të mjedisit si ngrohja përmes koogjenerimit dhe plani i qëndrueshëm i mobilitetit.