Prishtina-Drenica, ndeshja kryesore në Kupë
07 dhjetor 2021
| 11:46
Sot janë mësuar edhe çiftet e së tetës së finales të Kupës së Kosovës më futboll.
Tërheqja e shortit për këtë rreth të garës së Kupës është bërë të sot (e marte) në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ndeshja kryesore është Prishtina-Drenica që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa mjaft joshëse është edhe dueli Gjilani-Dukagjini.
Më poshtë gjeni çiftet e 1/8 së finales ku luhen vetëm një ndeshje dhe ato do të zhvillohen në muajin shkurt të vitit 2022.
Këto janë çiftet:
Prishtina – Drenica
Fushë Kosova – Drita
Gjilani – Dukagjini
Ulpiana – Arbëria
Ferizaj – Llapi
Ballkani – Malisheva
Onix – KEK-u
2 Korriku – Ramiz Sadiku