Prishtina, Drita dhe Drenica dënohen me nga 1 000 euro
30 tetor 2019
| 12:40
Tri skuadrat e IPKO Superligës së Kosovës në futboll, Prishtina, Drita dhe Drenica janë dënuar nga Komisioni Disiplinor me nga 1 000 euro.
Skuadra kryeqytetase është dënuar për lëshimet që ka bërë në organizimin e ndeshjes Prishtina-Drita, e cila është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”. Gjatë kësaj ndeshje janë hedhur në fushë mjete.
Për ndeshjen e zhvilluar në kryeqytetet është dënuar edhe Drita, si pasoj e sjelljes jo të duhur të shikuesve të saj të cilët kanë hedhur në fushë mjete piroteknike.
Ndërsa skuadra kuqezi e Drenicës është dënuar përshkak të sjelljeve të tifozëve të tyre në ndeshjen ndaj Feronikelit. Tifozët e Drenicës në kor kanë bërë ofendime ndaj skuadrës mysafire.
/Epoka e re/