![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/04/rama-6.jpg)
‘Prishtina e biçikletës’, Rama me stafin e tij dalin me biçikleta në rrugët e kryeqytetit (foto)
24 prill 2022
| 12:48
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me stafin e tij kanë dalë dalë me biçikleta nëpër rrugët e Prishtinës.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në “Facebook”, nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj i cili ka postuar fotografi.
“Prishtina e biçikletës”, ka shkruar ai.
Ndryshe Komuna e Prishtinës mori vendim që gjatë vikendit ta testojë shndërrimin e gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.