Prishtina e fitoi derbin ndaj Llapit, Drita e mposhti Feronikelin
18 shkurt 2018
| 14:51
Pesë ndeshjet e para në sezonin pranveror në Vala Superligë kanë përfunduar sot, kurse ndeshja e gjashtë zhvillohet nesër (e hënë).
Prishtina e ka fituar derbin ndaj Llapit me rezultat 2-0, kurse në derbin tjetër Drita doli fituese përballë Feronikelit (1-0).
Fitores i është gëzuar edhe Trepca ’89 që e mposhti Vëllaznimi i Gjakovës (2-0). Drenica ndau pikët me Besën duke luajtur 2-2, kurse Liria mposhti 2-1 Vllazninë e Pozheranit. Nesër takohen Flamurtari dhe Gjilani.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)