Prishtina e fiton derbin ndaj Llapit

02 prill 2022 | 16:19

Prishtina ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Llapit, me rezultat 2-1, në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë u mbyll pa gola pavarësisht shumë tentimeve, por që mungonte konkretizimi.

Në pjesën e dytë, Prishtina kaloi në epërsi me Besnik Krasniqin, në minutën e 51-të, teksa e dyfishoi epërsinë Endrit Krasniqi në minutën e 65-të.

Llapi pas shumë tentimeve arriti të ngushtojë epërsinë në minutën e 78-të, me Fazliun.

Prishtina pas fitores mbetet në vendin e pestë me 35 pikë, pas 27 ndeshjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Burim Z. Gjaka Natyrshëm qytetarët e secilit vend kanë…