Prishtina e Gjilani në garë për Musollin
16 dhjetor 2019
| 15:22
Prishtina dhe Gjilani do ta kenë një tjetër “luftë” mes vete gjatë afatit kalimtar të dimrit. Të dy skuadrat që po e kërkojnë titullin e kampionit janë vënë pas shërbimeve të Besar Musollit.
Sipas ‘Panorama Sport’ në Shqipëri mesfushori i Kukësit, që prej shumë vitesh nuk i ndahet kësaj skuadre, është duke u kërkuar me ngulm nga këto dy skuadra. Musolli edhe më herët ishte kërkuara nga skuadrat në Kosovë, por më pas Kukësi nuk e lëshonte për t’ia vazhduar kontratën.