Ndonëse nuk ka treguar se ku do të jetë vendi, ai ka thënë se për lokacionin në fjalë është pajtuar edhe familja Jashari.
“Kryeqyteti, ka caktuar tashmë lokacionin për monumentin e heroit legjendar ‘Adem Jasharit’. Nderim i përjetshëm për sakrificën që vulosi lirinë tonë. Sot, në seancën solemne të Kuvendit të kryeqytetit, përkujtuam dhe nderuam sakrificën e pavdekshme të familjes Jashari – një akt trimërie që shënoi pikë kthese në rrugëtimin tonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Mirënjohja e dorëzuar familjes Jashari nuk është thjesht një simbol, por një zotim i Kryeqytetit se sakrifica e tyre do të mbetet përherë në themelin e shtetit tonë, në ndërgjegjen kombëtare dhe, mbi të gjitha, në zemrat tona. Me përkushtim të plotë për të ruajtur dhe nderuar këtë trashëgimi, kryeqyteti, ka caktuar tashmë lokacionin për monumentin e heroit legjendar ‘Adem Jasharit’, lokacion për të cilin kemi pëlqimin edhe të vetë familjes Jashari. Ky monument do të qëndrojë si dëshmi e përjetshme e lavdisë dhe heroizmit të tij”, ka shkruar Rama në “Facebook”.