Prishtina e mbyll vitin me fitore
19 dhjetor 2024
| 11:14
Prishtina e ka fituar ndeshjen e parë të xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Është kjo xhiroja e fundit për këtë vit.
Skuadra prishtinase të mërkurën mbrëma fitoi në Shtime ndaj Vjosës me rezultat 40:34.
Oltion Beshiri ishte më efikasi te Prishtina me 14 gola. Gjashtë i kishte Altin Cacaj e nga pesë Albi Gjuka e Gent Bajrami.
Te Vjosa, Festim Mustafa vazhdoi me efikasitet të lartë. I shënoi 13 gola. Gjashtë i kishte Endrit Tafarshiku, sa edhe Erblin Qerimi.
Stinorin vjeshtor, Prishtina e përfundon në vendin e katërt me 16 pikë. Vjosa dimëron me tetë pikë, ndërsa momentalisht mban pozitën e gjashtë.
Tri ndeshjet tjera të javës së 14-të zhvillohen të enjten.