Prishtina e mposhti sërish Rahovecin
09 mars 2019
| 23:48
Prishtina e ka vazhduar ecurinë e jashtëzakonshme të këtij stinori në Superligës e Kosovës, duke mbetur ende skuadra e vetme që i ka fituar të gjitha ndeshjet deri më tani.
Sonte, bardhekaltrit e mposhtën Rahovecin me rezultat 89:70, në ndeshjen e cila u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.
Yjet e kësaj ndeshjeje për skuadrën e Prishtinës ishin Divine Myles me 22 pikë të shënuara, Mikaile Tmusic me 16 pikë, dhe Valon Bunjaku me 14 pikë.
Ndërsa, nga skuadra e Rahovecit u dalluan Frederick Richardson me 20 pikë, Deshon Minnis me 15 pikë dhe Arian Qallaku me 12 pikë.