
Prishtina e mposhti Trepçën ’89 në “Fadil Vokrri”
31 tetor 2018
| 19:49
FC Prishtina e ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 2-0, në ndeshjen që është zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Vendasit nga fillimi e deri në fund ishin skuadër me e mirë se kundërshtari nga Mitrovica dhe në fund më mërit morën pikët e plotë. Në pjesën e parë, Mario Morina u përkujdes për rezultatin 1-0.
Në minutën e 68-të, Mërgim Pevqeli realizoi golin e dytë dhe të fundit në ndeshje. Dy minuta pas shënimit të këtij goli, Trepça 89 mbeti pa një lojtar dhe e kishte të pamundur të rikthehet në lojë.
/Epoka e re/