Prishtina e para në botë për ajrin e ndotur (foto)
Prishtina sonte ka arritur të listohet e para në botë. Por, nuk është diçka për të mirë.
Cilësia e ajrit në kryeqytet ka arritur në një nivel rekord e alarmant, duke tejkaluar të gjitha standardet e lejuara.
Prishtina mban vendin e parë në botë me ajrin e ndotur, duke lënë kështu pas vetes edhe Indinë, Pakistanin, Bangladeshin e vende të tjera që zakonisht i prijnë listës së vendeve me ajrin më të ndotur, njofton Klan Kosova.
Nga matjet që janë bërë në orën 21:00 rezulton se cilësia e ajrit në Prishtinë është aktualisht në nivelin e 350 ppm, që është shumë herë më shumë se norma e lejuar dhe cilësohet të jetë niveli ku ajri është helmues për qytetarët.
Këto të dhëna janë marrë nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane.
Kohëve të fundit është vlerësuar se cilësia e ajrit në Kosovë është shumë larg kritereve të lejuara, duke kaluar kështu madje edhe në nivele shqetësuese për shëndetin e qyterarëve, veçanërisht grupeve më sensitive.