Prishtina e rikthen edhe Ahmed Januzin
06 qershor 2019
| 13:56
Ish-reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Ahmed Januzi është rikthyer në skuadrën e Prishtinës.
Sulmuesi i dëshmuar në edicionin e fundit mbrojti me sukses ngjyrat e skuadrës së Llapit më të cilën arriti të shënoi 13 gola.
“Bisedat ndërmjet njërit prej dy sulmuesve më të mirë në Superligë dhe kryetarit Remzi Ejupi kanë qenë të gjata e jashtëzakonisht të mundimshme. Por, dëshira e madhe që të punohet sërish bashkë, ka qenë përcaktuese që Prishtina ta ketë sërish sulmuesin me shumë përvojë në petkun e saj”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina.
/Epoka e re/