Prishtina e Suhareka ndahen në paqe
11 gusht 2024
| 21:58
Ndeshja e sontme, e luajtur në kryeqytet mes Prishtinës e Suharekës është mbyllur me barazim pa gola.
Prishtina e “riorganizuar” nën drejtimin e Jean-Michel Cavallit tregoi paraqitje jo edhe të pritshme, mirëpo me disa raste të mira shënimi, por që portieri mysafir ishte në krye të detyrës.
Suhareka e Duros shënoi historinë, duke fituar pikën e parë në histori të klubit në elitën e futbollit kosovar, vetëm një vit pas themelimit.
Kjo ishte ndeshja e dytë e mbrëmjes, pasi paraprakisht Ballkani triumfoi ndaj Dukagjinit.
Ndeshja mes Dritës e Malishevës është shtyrë për një datë tjetër, shkaku i angazhimeve të klubit gjilanas në Europë.