Prishtina e transferon ish-yllin e Gjilanit
31 janar 2018
| 12:02
FC Prishtina ka arritur marrëveshje me futbollistin 24-vjeçari nga Gana, Jamal Arago. Ish-lojtari i Gjilanit ka nënshkruar marrëveshje dy vjeçare me skuadrën kryeqytetase.
Arago do t’i bashkohet skuadrës “bardhekaltër” në dy ditë ardhshme, ndërsa ka përvojë nga kampionati grek edhe ai finlandez. Ka luajtur për Twente U19, Atromitos të Athinës, Gjilanin dhe së fundi për Kajaani të Finlandës. Arago mund të luaj në disa pozita si mesfushor fundor dhe mbrojtës i majtë.