Prishtina eliminohet pas dy vazhdimeve

20 shtator 2019 | 22:49

Kampionia e Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina ka zhvilluar një ndeshje fantastike, por në fund është eliminuar nga Legia e Varshavës në Ligën e Kampionëve. Takimi ishte i vlefshëm për rrethin e parë kualifikues të kësaj gare.

Përballja në Poloni ishte shumë interesante dhe bardhekaltrit janë eliminuar vetëm pas dy vazhdimeve, sepse koha e rregullt përfundoi 67:69 dhe ndeshja shkoi në vazhdime, pasi në kryeqytet kishin fituar polakët 79:81. Edhe në vazhdimin e parë skuadrat ishin të barabarta 7:7, derisa në atë të dytë vendasit fituan 11:7, për të triumfuar në fund me rezultat 85:83 (24:20, 18:19, 8:20, 17:10, 7:7, 11:7). Legia u kualifikua me rezultat të përgjithshëm 166:162, derisa prishtinasit do të vazhdojë garat në FIBA Europe Cup.

Sa i përket ndeshjes në Poloni, pjesa e parë ishte e barabartë, kurse në çerekun e tretë shkëlqyen prishtinasit 20:8, por periudha e fundit u takoi polakëve 17:10, për të shkuar në vazhdime. Këtu prishtinasit ishin të hendikepuar pa Dardan Berishën dhe Fahro Alihoxhiq me pesë gabime personale.

Sidoqoftë, prishtinasit luftuan deri në fund dhe nuk u dorëzuan, por nuk kishin fat, ashtu si në takimin e parë dhe u eliminuan nga Liga e Kampionëve. Te Prishtina u dallua Divine Myles me 26 pikë, derisa te Legia u dallua Drew Brandon me 21 sosh.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri të premtën u…