Prishtina eliminohet pas penalltive
19 korrik 2018
| 21:55
Skuadra e Prishtinës është eliminuar nga Liga e Evropës, pasi ka humbur nga Fola Esch, pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 4-5.
Koha e rregullt dhe vazhdimet dy herë nga pesëmbëdhjetë minuta nuk sollën gola dhe skuadrat shkuan në penallti, ku më e suksesshme doli skuadra mysafire. Prishtina i kishte të gjitha shanset për të kaluar në raundin e dytë të Ligës së Evropës, pasi portieri Visar Bekaj i ndali tri gjuajtje të mysafirëve nga penalltia, por që nuk u shfrytëzuan nga lojtarët kryeqytetas.
/Epoka e re/