Prishtina: Fadil Vokrri do të mbetët inspirim në karrierën e çdo futbollisti që do të lind në këto troje

09 qershor 2020 | 13:14

Skuadra e Prishtinës me rastin e dy vjetorit të vdekjes e ka kujtuar futbollistin me të suksesshëm në histori të klubit, Fadil Vokrri.  Sipas klubit “bardhekaltër”, Vokrri do të mbetët inspirim në karrierën e çdo futbollisti që do të lind në këto troje

“Vokrri, me Prishtinën pati realizuar ëndrrat e të gjithë shqiptarëve nga Ulqini në Preshevë e deri në Strugën e largët, duke arritur majat e futbollit të atëhershëm”, është shkuar në postimin e FC Prishtina në “Facebook”.

Postimi i plotë nga FC Prishtina në “Facebook”:

Fadil Vokrri (23.07.1960 – 09.06.2018)

Sot mbushen dy vite prej ndarjes nga jeta të futbollistit më të madh që ka pasur Prishtina.
Prijësi i gjeneratës së “viteve të arta” të Prishtinës, fanellën e së cilës ka veshur për gjashtë vite, 1980-1986, ka qenë, është dhe do të mbetët inspirim në karrierën e çdo futbollisti që do të lind në këto troje.
Vokrri, me Prishtinën pati realizuar ëndrrat e të gjithë shqiptarëve nga Ulqini në Preshevë e deri në Strugën e largët, duke arritur majat e futbollit të atëhershëm.
Rreth 172 ndeshje zyrtare dhe 55 gola të shënuar për gjashtë vitet e tij në kryeqendrën e Kosovës, adhuruesit e Prishtinës nuk do t’ia harrojnë asnjëherë.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria e Republikës së…