Prishtina fiton derbin
01 tetor 2023
| 23:05
Prishtina e ka fituar derbin e xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).
Të dielën në Bardhosh, Prishtina e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 30:28. Pas pjesës së parë skuadra prishtinase kishte pesë gola epërsi, 16:11.
Albi Gjuka ishte më efikasi te Prishtina me tetë gola. Shtatë i shënoi Vladislav Napadatilo.
Te Kastrioti, Festim Mustafa i shënoi 11 gola. Nëntë i kishte Rron Ramadani.
Të dielën u luajt edhe ndeshja mes Trepçës e Vushtrrisë. Skuadra mitrovicase fitoi me rezultat bindës, 49:19. Marley Wallace me 11 gola edhe Lulzim Shabani me nëntë u dalluan te “xehetarët”.