Prishtina fiton derbin ndaj Flamurtarit
28 tetor 2019
| 20:42
Prishtina ka vazhduar me ecurinë e fitoreve në Superligën e Kosovës.
Skuadra e Armend Dallkut pas triumfit në derbi ndaj Dritës, ka mposhtur sonte rivalin lokal Flamurtarin.
Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, vendasit fituan me rezultat të pastër 2:0.
Dy golat e fitores Prishtina i shënoi në pjesën e parë përmes Meriton Korenicës (43) dhe Armend Thaqit (45).
Edhe në pjesën e dytë Prishtina ishte më dominuese, por që asnjëra prej skuadrave nuk arritën të shënonin gola tjerë.