Prishtina fiton derbin ndaj Gjilanit
27 prill 2022
| 17:09
Skuadra e Prishtinës ka arritur të fitojë derbin ndaj Gjilanit (1-2), në kuadër të javës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Në minutën e 33-të, Albert Dabiqaj ka shënuar për epërsinë e parë të vendasve, por mysafirët e barazuan rezultatin në fund të pjesës së parë, derisa shënues nga penalltia ishte Besnik Krasniqi.
Në minutën e 80-të, Mankenda realizoi golin e fitores për skuadrën kryeqytetase. Prishtina me tri pikët e reja ngritët në vendin e pestë me 42 pikë, kurse Gjilani mbetet në vendin e tretë me 55 pikë.