Prishtina fiton derbin në Ferizaj
Skuadrat mysafire kanë shënuar fitore në ndeshjet e javës së 27-të të Superligës A për meshkuj në hendboll.
Derbin e xhiros mes Kastriotit dhe Prishtinës e fitoi skuadra nga kryeqyteti me rezultat 33:31. Pas pjesës së parë epërsia në të mirë të Prishtinës ishte pesë gola, 19:14. Besa FamGas fitoi bindshëm ndaj Dritës në Gjilan me rezultatin 39:20. Në Gjilan u luajt edhe ndeshja Zhegra-Vëllaznimi që u mbyll me fitoren e gjakovarëve me 38:31. Besa është e para me 52 pikë. Prishtina renditet e dyta me 48 ndërsa Kastrioi mbanë vendin e tretë me 30 pikë.
Drita e vendit të katërt i ka 28 pikë. Këto katër skuadra do të luajnë në “play-off”. Jashtë “play-off”-it do të mbesin Vëllaznimi që në vendin e pestë i ka 21 pikë dhe Zhegra e vendit të gjashtë. Zhegra i ka 19 pikë.