Prishtina fiton dramën ndaj Tiranës
Në një sfidë dramatike, Prishtina ka shënuar fitore ndaj Tiranës me rezultat 76:74 (11:21, 32:17, 11:24, 22:12).
Përballja u zhvillua në kuadër të javës së dhjetë të Liga Unike Femrat.
Takimi ishte interesant dhe me kthesa deri në fund. Fillimisht tiranaset e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 11:21, por prishtinaset u kundërpërgjigjën në periudhën e dytë 32:17, për të shkuar në pushim me rezultat 43:38.
Mysafiret e nisën më mirë pjesën e dytë, duke qenë më të mira në periodën e tretë 11:24, por bardhekaltret u rikthyen sërish dhe në fund me një treshe në fund nga Asianae Johnson fituan ndeshjen 76:74.
Te vendaset u dalluan Jaccqueline Luna Castro me 21 pikë e nëntë kërcime dhe Asianae Johnson me 19 pikë e tetë asistime, kurse te Tirana, Sabrina Molina kishte 17 pikë e 12 kërcime.
Prishtina i mbyll garat e rregullta me tetë fitore e dy humbje, kurse Tirana me katër fitore e gjashtë humbje.