Prishtina fiton dramën ndaj Trepçës

23 mars 2025 | 22:37

Në një super ndeshje të zhvilluar në Prishtinë dhe dramatike deri në fund, Sigal Prishtina ka fituar derbin e javës së 25-të të ProCredit Superligës ndaj Trepçës me rezultat 85:79 (20:16, 21:23, 22:20, 22:20).

Drama e zhvilluar në kryeqytet përfundoi me fitoren e kryeqytetasve. Në Prishtinë u zhvillua një lojë tejet e barabartë ku herë njëra, herë tjetra skuadër kalonte në epërsi.

Te vendasit u dalluan Rašid Mahalbasic me 18 pikë, 9 kërcime dhe pesë asistime dhe Josh Nzeakor me 16 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime, ndërsa te mysafirët u dallua Michael Green III me 19 pikë, katër kërcime dhe tri asistime.

Sigal Prishtina ka 16 fitore dhe 9 humbje, derisa Trepça ka 16 fitore dhe 9 humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Samadrexha e ka fituar me dhjetë gola dallim derbin ndaj…