Prishtina fiton edhe ndeshjen e dytë me Currin, Malisheva ndali Dritën
18 mars 2023
| 15:50
Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, ku kemi rezultate tejet interesante.
Debatik Curri ka regjistruar fitoren e dytë me radhë me Prishtinën, në ndeshjen e tij të dytë në krye të klubit.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Bajram Aliu”, Prishtina e mposhti Drenicën si mysafire me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi mbrojtësi Bujar Pllana, i cili i siguroi Prishtinës fitoren në minutën e 33’ të ndeshjes.
Po ashtu, krahas kësaj ndeshje u zhvillua edhe përballja mes Malishevës edhe Dritës, ku malishevasit i morën pikë liderit të Superligës.
Ndeshja përfundoi e barabartë, pa gola, me rezultat 0:0.
Rezultatet finale:
Drenica 0:1 Prishtina
Malisheva 0:0 Drita