Prishtina fiton miqësoren e parë për këtë vit
11 janar 2024
| 16:01
Prishtina ka zhvilluar miqësoren e parë për këtë vit në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror në elitën e futbollit kosovar.
“Bardhekaltrit” triumfuan ndaj skuadrës Prishtina e Re me rezultat 2:1 me golat e shënuar nga Hyseni e Pefqeli.
“Fitojmë kontrolluesen e parë të vitit FC Prishtina ka mposhtur anëtarin e Ligës së parë, Prishtina e Re, 2:1 (2:0). Kryetrajneri Egbo provoi të gjithë futbollistët në dispozicion, ndër ta edhe dy futbollistë të huaj që gjenden në prova në ekipin tonë”, ka njoftuar skuadra kryeqytetase.