Prishtina fiton ndaj Drenicës

31 tetor 2021 | 15:57

Prishtina është rikthyer te fitoret, teksa ka mposhtur Drenicën në kryeqytet me rezultat minimal 1-0.

Pjesa e parë ishte e zbehtë nga rastet dhe përfundoi me rezultat të bardhë 0-0.

Edhe pjesa e dytë nuk prodhoi shumë raste, ku më shumë kishte ndërprerje.

Goli i vetwm erdhi në minutën e 82-të, kur Besnik Krasniqi u fut në zonë nga plani i dytë dhe asistimin me kokë të Otto John e dërgoi në rrjetë për 1-0.

Me këtë fitore, Prishtina ngritët në pozitën e pestë në tabelë me 16 pikë, derisa Drenica mbetet e katërta me 20 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua të dielën…