Prishtina fiton ndaj Dritës në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Kosovës

09 prill 2025 | 17:10

Prishtina ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Dritës në udhëtim.

Kryeqytetasit triumfuan minimalisht 0:1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Ardian Muja ng penalltia në minutën e pestë shënoi golin e parë dhe të vetëm të këtij ballafaqimi.

Në minutën e 27-të, Ardian Limani u largua nga fusha pas kartonit të kuq, duke e lënë Prishtinën me një futbollist më pak në fushë.

Megjithatë, përkundër kësaj, Prishtina u mbajt mirë dhe e ruajti epërsinë deri në fund.

Ndeshja e kthimit luhet pas dy javësh në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar përpjekjet e shumta të vendeve…