Prishtina fiton ndaj Flamurtarit si mysafir me rezultat 2:0
FC Prishtina e ka ruajtur hapin në luftën për titullin e kampionit të Kosovës në futboll, duke e ruajtur distancën në minus 3 pikë prej lideres, Dritës së Gjilanit.
Bardhekaltrit të hënën i fituan tri pikë shumë të vlefshme si mysafirë të Flamurtarit përmes një fitoreje prej 0:2 në kuadër të xhiros së 26-të të Superligës.
Ekipi i Mirel Josës me golat e legjionarëve Jamal Arago dhe Basid Khalid dhe lojtarët tjerë në krye me kapitenin Armend Dallku ishin pothuajse gjatë gjithë lojës dominues.
Kjo humbje e lë Flamurtarin në zonën që e largon nga Superliga, përkatësisht në vendin e parafundit me vetëm 15 pikë, tri më pak se Besa, e cila gjendet në zonën e barazhit.
Kurse, për Prishtinë kjo fitore ishte mjaft domethënëse për shkak se e ruajti hapin me Dritën në luftë për vendin e parë. Bardhekaltrit tani i kanë 47 pikë, vetëm tri më pak sesa ekipi gjilanas.
Në xhiron e ardhshme Prishtina do të luajë në Pejë si vendase ndaj Besës së Pejës. Kurse, Drita në Gjilan do ta pres Vllazninë, që është e fundit në tabelë.