Prishtina fiton ndaj skuadrës izraelite në Ligën Ballkanike

14 mars 2022 | 22:27

KB Sigal Prishtina e ka nisur me fitoren fazën e dytë në Ligën Ballkanike, duke treguar se synon që të shkojë deri në “Final 4”.

Skuadra kryeqytetase mposhti sonte skuadrën nga Izraeli, Hapoel Galil Elion.

Në praninë e 1100 shikuesve, ndeshja e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve përfundoi me rezultatin 74:68.

Sigal Prishtina momentalisht renditet e dyta në Grupin C.

Ndeshja e radhës për Prishtinën është kundër Levskit në shtëpi më 31 mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar bisedime “intensive” të nivelit të…