Prishtina, fituese e turneut “Shkëlzen Haradinaj”
19 prill 2019
| 12:49
Në Prishtinë është mbajtur turneu memorial tradicional në futsall kushtuar heroit të kombit, Shkëlzen Haradinaj.
Në këtë turne morën pjesë katër ekipe: Malisheva, Prishtina, Besa dhe Peja. Ndeshjet ishin mjaft interesante dhe rivalizuese e ku në fund fitores iu gëzua ekipi i Prishtinës, që në finale e mundi Pejën, me rezultat 5-4.
Në gjysmëfinale Prishtina ishte më e mirë se Besa, të cilën e mundi 3-1, derisa Peja e mundi Malishevën 2-3.