Prishtina, Fushë Kosova dhe Drenasi me reduktime të ujit të pijshëm
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar se gjatë ditës dhe mbrëmjes së sotme do të ketë reduktime të ujit në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Drenas, si shkak i turbullirave të ujit të pijshëm në kanalin e Ibër Lepencit.
Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova do të ketë reduktime të ujit të pijshëm sot nga ora 10:00 dhe do zgjasë deri në orën 17:00. Pastaj nga 23:00 deri në 04:30.
“Ju njoftojmë se si shkak i reshjeve të dendura atmosferike ditët e fundit, kemi ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibër Lepencit. Turbullira është prezente edhe në Liqenin e Ujmanit, si dhe në Liqenin e vogël, para kanalit të Iber Lepencit. Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj nuk ka mundësi teknike të trajtoj ujin për pije. Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova do të ketë reduktime të ujit të pijshëm sot nga ora 10:00 dhe do zgjasë deri në orën 17:00. Pastaj nga 23:00 deri në 04:30. Po ashtu edhe komuna e Drenasit dhe Obiliqit janë me mungesë të furnizimit me ujë. Si shkak i mungesës së ujit nga ITU Shkabaj është evidente ndikimi i mungesës së ujit të pijes edhe për konsumatorët e Kodrës së Trimave dhe Mirditës. Kodra dhe Mirdita me ndërprerje 00:00 deri 05:00. Gjatë natës së sotme me reduktim do të jetë edhe Prishtina, përveç objekteve të rëndësisë së veçantë si QKUK, Policia e Kosovës dhe objektet Qeveritare. Shpresojmë që sa më shpejt të largohet turbullira në kanalin e Ibër Lepencit”, është bërë me dije në njoftimin e Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a.