Prishtina, Gjilani e Vushtrria kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës
FC Prishtina ka shkëlqyer në ndeshjen çerekfinale të Kupës, duke e eliminuar Ballkanin nga kjo garë, pasi e ka mposhtur me rezultat 2-0.
Në fund të pjesës së parë Kreshnik Uka i ka kaluar në epërsi kryeqytetasit në ndeshjen që shtë zhvillua në Lipjan. Ballkanit në këtë pjesë i është anuluar një gol për shkak të pozitës jashtë loje. Në fillim të pjesës së dytë, Genc Hamiti e ka shtuar epërsinë e Prishtinës në 2-0 dhe, përkundër përpjekjeve të Ballkanit për t’u rikthyer në lojë, ishte e pamundur. Në fund Prishtina arriti në gjysmëfinale.
Në gjysmëfinale është kualifikuar edhe skuadra e Gjilanit, e cila e ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 5-1. Të pesë golat në këtë ndeshje për gjilanasit i ka shënuar mesfushori Albert Dabiqaj, ndërsa të vetmin gol për mitrovicasit Ardian Muja.
Prishtinës dhe Gjilanit në gjysmëfinale u është bashkuar edhe skuadra nga Liga e Parë, Vushtrria, që e ka mposhtur Beharin 1-0. Golin vendimtar për vushtrriasit dhe të vetmin në ndeshje e ka shënuar Shpresim Zogut.