Prishtina, Gjilani, Ferizaj dhe Fushë Kosova me numrin më të madh të rasteve të reja me Covid

18 nëntor 2020 | 15:10

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit vetëm në Prishtinë janë paraqitur 319 raste të reja me Covid-19.

Pas Prishtinës, me numrin më të madh të rasteve të reja janë Gjilani, Ferizaj dhe Fushë Kosova.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 319 raste, Gjilan 62 raste, Ferizaj 47 raste, Fushë-Kosovë 44 raste, Podujevë 33 raste, Mitrovicë 27 raste, Prizren 27 raste, Lipjan 23 raste, Pejë 18 raste, Vushtrri 14 raste, Skenderaj 11 raste, Viti 11 raste, Suharekë 10 raste, Kamenicë 9 raste, Malishevë 9 raste, Drenas 8 raste, Obiliq 7 raste, Kaçanik 6 raste, Klinë 6 raste, Gjakovë 5 raste, Rahovec 5 raste, Shtime 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Istog, Kllokot, Novobërdë, Zubin-Potok dhe Zveçan”, ka njoftuar IKShPK-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vanessa Hudgens e di saktësisht se çfarë kërkon në partnerin e…